Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se presionet dhe ultimatumet, nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë.
“As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit.Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti”, ka thënë ai.
Sipas Mustafës, demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni – sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese – reformatimi dhe shume procese të tjera.
“Do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin. Do të punojmë në interes të Kosovës, të sovranitetit shtetëror dhe të fuqizimit ndërkombëtar”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/