Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se e arritura kryesore në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit është procesi i rregullt zgjedhor.
Sipas tij, rezultatet shprehin vullnetin aktual të qytetarëve.
“Uroj të gjitha subjektet dhe të gjithë kandidatët për sjellje dinjitoze; KQZ-në dhe vëzhguesit për organizim të suksesshëm”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasin u zhvilluan dje dhe nuk kishte fitues që në rundin e parë, andaj duhet të ketë një rund të dytë.
Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, është Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Isa Xhemajlaj nga NISMA, të cilët do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.
Ndërkaq kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetar i së cilës është kryeministri Mustafa, kishte mundur të merrte vetëm rreth 5 për qind të votave. /Telegrafi/