Site icon Telegrafi

Mustafa: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, një gur i madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka  thënë se shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 është një prej akteve më të rëndësishme juridike, politike e historike në udhën e Kosovës drejt Pavarësisë.

“Pa protagonizëm e garë politike, Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, përkundër kërcënimeve të drejtpërdrejta të pushtuesit serb, shpallën Deklaratën Kushtetuese duke e vënë një gur të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

“Ky hap riafirmoi vizionin dhe vendosmërinë e pathyeshme të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, të cilat u realizuan falë lidershipit brilant të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës çlirimtare të nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari. Urime 2 Korriku!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version