Site icon Telegrafi

Mustafa: Buxheti nuk është i asnjë partie politike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Buxheti i Kosovës për vitin 2017 prej 2 miliardë euro është buxhet i shtetit e jo i partive politike

Ai në postimin e tij ka uruar Komisionin për Buxhet dhe Financa që proceduan për në Kuvend projektligjin për Buxhetin e vitit 2017, ku ka shtuar se ky buxhet është i shtetit e jo i partive politike.

Ky është statusi i tij:

“Buxheti i Kosovës për vitin 2017 prej 2 miliardë euro është Buxhet i shtetit tonë. Nuk është i asnjë partie politike. Uroj Komisionin për buxhet për vendimin e sotëm.

Koalicioni qeverisës është i fortë dhe punon për interesa afatgjata të Kosovës”(sic.)./Telegrafi/

Exit mobile version