Site icon Telegrafi

Mustafa: Buxheti i ardhshëm do të jetë 2 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke prezantuar projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm, ka theksuar se ky buxhetore të jetë 2 miliard euro.

Ai gjatë fjalimit në sallën e alternativë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kërkon që deputetët ta përkrahin projektligjin për buxhetin, gjate dy leximeve të tij. Do t’i marrim të gjitha propozimet, vërejtjet e deputetëve, dhe të gjitha ato t’i akomodojnë në suaza të buxhetit që është në dispozicion”, tha Mustafa.

“Ekziston mundësia që në bazë të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të bëjmë ndërhyrje për investime kapitale. Fjala është për mundësinë tonë që të hyjmë në hua të jashtme. Projektligji për buxhetin është një prej vendimeve më të rëndësishme që marrin qeveritë dhe parlamenti”, ka shtuar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version