Telegrafi

Mustafa: BOREA rikthen Pejën në hartën e vendeve për ta vizituar

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë vënë bazat për realizimin projektit Borea në qytetin Pejës.

“Janë vënë bazat për jetësimin e projekti BOREA në qytetin e Pejës. Ky projekt do ta rikthejë Pejën në hartën e vendeve me interes të veçantë për ta vizituar”, ka thënë Mustafa.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

“Janë vënë bazat për jetësimin e projektit BOREA në qytetin e Pejës. Ky projekt do ta rikthej Pejën në hartën e vendeve me interes të veçant për ta vizituar. Uroj Komunën e Pejës dhe Kryetarin Muhaxheri për punën dhe angazhimin e palodhshëm për të arritur realizimin e këtij projekti që do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik, sidomos në industrinë e turizmit, për të cilën, Peja gjithmonë ka pasur traditë” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/