Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve të LDK-së.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend me theks të veçantë, procesi i shenjëzimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, transmeton Telegrafi.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK, thuhet se kryetarët e degëve unanimisht përkrahën punën dhe qeverisjen e kryeministrit Mustafa, dhe vlerësuan lartë çasjen ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.
Forumi i Kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se tejkalimi i këtyre proceseve dhe përmbushja e obligimeve shtetërore, do të forcon sovranitetin dhe integritetin e vendit, dhe njëkohesisht përafron edhe më tepër Kosovën drejt BE-së./Telegrafi/