Site icon Telegrafi

Mustafa: Biblioteka Kombëtare, sot pati pamje impozante

Kryeministri Isa Mustafa, duke iu referuar mbledhjes së sotme të dy qeverive, ka thënë se Biblioteka Kombëtare kishte një pamje impozante.

Mustafa është shprehur se edhe vendi me të cilin qeverisë, sikurse Biblioteka Kombëtare të premten, do të zbukurohet dita ditës.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Ne kemi vlerat tona dhe bukuritë tona. Shenjat identifikuese të Prishtinës dhe të Kosovës: Bibliotekën Universitare, Pallatin e Rinisë… Kur këto dhe objektet tjera të trashëguara i kultivojmë dhe i shfrytëzojmë, duken edhe më të bukura sesa që janë në përditshmërinë e tyre.

Sot Biblioteka kishte një pamje impozante. Shikuar nga brenda ajo ka këtë pamje çdo ditë, sepse bukurinë ia shtojnë studentët dhe lexuesit tanë. Edhe Kosova do të jetë më e bukur dhe më tërheqëse. Ne jemi ata që ia japim bukurinë që e meriton. Na nevojitet më shumë vullnet e përkushtim” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version