Site icon Telegrafi

Mustafa, besimtarëve myslimanë: Agjërim të lehtë dhe gjithë të mirat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë.

Ky është urimi i Isa Mustafës:

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Ju uroj përzemërsisht për fillimin e muajit të Ramazanit.

Ky muaj i madhërishëm, përçon te besimtarët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mesazhin e solidaritetit, të devotshmërisë dhe të humanizmit, duke forcuar njëkohësisht përkushtimin për vlerat e paqes dhe të tolerancës.

Sivjet, muaji i Ramazanit e gjen Kosovën më të zhvilluar ekonomikisht, në stad më të avancuar në rrugën e saj të pakthyeshme integruese euroatlantike dhe më të përparuar në të gjitha aspektet tjera.

Ju uroj agjërim të lehtë dhe gjithë të mirat në familjet tuaja. /Telegrafi/

Exit mobile version