“Nuk jemi të vullnetshëm dhe nuk shohim asnjë arsye që asociacioni të kthehet në Bruksel” ka thënë Mustafa
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa tha se ne nuk mund të bëjmë asociacion nëse Serbët nuk tregojnë interesim të kyçen në të sepse ne e kemi asociacionin, shkruan rtv21.tv
“Ne e kemi një asociacion të komunave prandaj ne nuk kemi asnjë bëjmë arsye që të bëjmë një asociacion në qoftë se ata të cilët e kanë kërkuar nuk shprehin vullnet dhe dëshirë që të ulen dhe të punojnë në të”, ka thënë Mustafa.
Mustafa shtoi se nga Serbia gjithmonë ka kërkesë që të kthehet kjo punë në Bruksel, por ne nuk jemi të vullnetshëm dhe nuk shohim asnjë arsye që asociacioni të kthehet në Bruksel.