Site icon Telegrafi

Mustafa aprovon dorëheqjen e Çollakut, i uron suksese në detyrat e reja

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot kërkesën e ministrit për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, për lirim nga detyra.

Duke i uruar suksese në detyrat e reja, kryeministri Mustafa, ka vlerësuar lartë kontributin e ministrit Çollaku gjatë punës së tij.

Mustafa, po ashtu, ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave./Telegrafi/

Exit mobile version