Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklaruar se vendimi i opozitës për të mos protestuar nesër, nuk flet për pasje ose mospasje të krizës, por për arsyet që opozita i vlerëson për të menaxhuar me veprimet e saj.
“Deri sa vizitoja sot Komunën e Malishevës, një grup prej 7-8 të rinjsh para selisë së VV në këtë qytet, shprehte pakënaqësinë që unë isha aty.
Me kryetarin e Komunës, z. Begaj, që vjen nga Nisma për Kosovën, biseduam haptas për shumë çështje që e preokupojnë këtë mjedis. Për mënyrën se si të punojmë bashkërisht për të zgjidhë problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e kësaj komune, që janë qytetarë tanë.
Një ambient i tillë, sot, nuk mund të përkufizohet ndryshe, përveç se si një mrekulli e demokracisë. Kësaj demokracie tonë të re kosovare.
Prandaj, pohimet se Kosova është në krizë, janë dashakeqe. Vendimi i opozitës për të mos protestuar nesër, nuk flet për pasje apo mospasje të krizës, para së gjithash flet për arsyet që opozita i vlerëson për të menaxhuar me veprimet e saj”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/
Deri sa vizitoja sot Komunën e Malishevës, një grup prej 7-8 të rinjsh para selisë së VV në këtë qytet, shprehte pakënaq…
Posted by Isa Mustafa on Friday, March 25, 2016