Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se LDK po punon për të nënshkruar marrëveshje me AKR-në, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodh. Kurse lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të bëjë koalicion me LDK-në.
Lideri i LDK-së tha se “AKR nuk ka partner më të mirë për bashkëpunim”.
Mustafa këtë deklaratë e bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me partinë më të re Alternativa.
Ndërsa, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli i ka thënë Telegrafit, se ende nuk kanë vendosur nëse do të hyjnë në koalicion me LDK-në.
“Ende nuk kemi vendousur nëse do të bëjmë koalicion me LDK-në”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe sot gjatë ditës është paralajmëruar se LDK dhe AKR janë afër marrëveshjes për koalicion parazgjedhor. /Telegrafi/