Telegrafi

Mustafa: Agani, kolos i mendimit, veprimit dhe politikbërjes

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar intelektualin, Fehmi Agani.

Mustafa e ka quajtur Fehmi Aganin kolos të mendimit, veprimit dhe politikbërjes në kushte tejet të vështira për Kosovën.

“U përkulëm sot para vendit ku prehet burrështetasi i madh, Fehmi Agani. Fehmiu ishte një kolos i mendimit, veprimit dhe politikbërjes në kushte tejet të vështira për Kosovën. Duke qenë krahu i djathtë i Presidentit Rugova, Fehmi Agani, ka merita të posaçme në brumosjen e idesë dhe krijimin e kohezionit e përgatitjes së nevojshme për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi për jetë e mot intelektualit brilant, Fehmi Agani!”, ka vlerësuar Mustafa. /Telegrafi/