Site icon Telegrafi

Mustafa afër Kaiserslauternit

“Gjatë verës isha në një kamp të mbajtur nga trajnerët e Kaiserslauternit. Ata kanë shprehur interesim për mua. Kam biseduar me menaxherin tim dhe sipas të gjithave gjasave nga sezoni i ardhshëm do të luaj për Kaiserslautern”, tha Mustafa, i cili karrierën e ka filluar në Rehlingen Siersburg. Mustafa synon që në një të ardhme jo të largët të mbërrij në majat e futbollit gjerman.

“Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë të punoj dhe një ditë të luaj për ndonjë skuadër të madhe dhe të krenohen të gjithë shqiptaret me të arriturat e mija”, theksoi Mustafa. Edhe pse i rritur në Gjermani, Valdrin Mustafa shpreson që në të ardhmen t’i mbroj ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë. Madje, ai tregoi se është ftuar nga kuqezinjtë në një kamp që do ta organizojnë me të rinj gjatë këtij muaji në Zvicër. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version