Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ua ka uruar të gjithë qytetarëve Vitin e Ri.
“Duke lënë pas një vit të pritjeve të mëdha dhe të sfidave, uroj që viti 2019 të jetë vit i mbarë për Kosovën dhe për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
“Le të mbledhim energjitë tona pozitive për ta bërë të lumtur çdo njeri dhe çdo familje; të punojmë për fuqizimin e shtetit; për të rinjtë dhe të moshuarit, për ardhmërinë e shëndoshë dhe të lumtur të çdo qytetari tanë në Kosovë dhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë Kosovës!”
“Uroj që viti 2019 të jetë vit i gëzuar për çdonjërin nga ju!”, thuhet në urimin e Mustafës. /Telegrafi/