Site icon Telegrafi

Musonda po lufton për ta shpëtuar karrierën

Charly Musonda nuk ka luajtur që dy sezone te Chelsea dhe është shumë afër që të largohet.

Talenti belg kishte treguar formë të lartë te The Blues në vitet e kaluar, por që tani po rrezikon që të largohet nga aty.

Musonda asnjëherë nuk arriti që të qëndronte për një kohë të gjatë të Chelsea, duke qëndruar më shumë në huazim.

Kështu, belgu që krahasohej me Andres Iniestan është duke luftuar që ta shpëtojë karrierën e tij, derisa po vuan edhe nga disa lëndime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Charly Musonda

23-vjeçari është në huazim te Vitesse, por që lëndimi që në fillim të sezonit ka bërë që ai të qëndrojë më shumë në bankën rezervë.

Kështu, ai ka kaluar më shumë kohë në Cobham te Chelsea duke u stërvitur se sa në klubin ku ishte huazuar. /Telegrafi/

Exit mobile version