Site icon Telegrafi

Musliu: Zvonko e Milani janë “Arkanat” e Vuçiqit, kjo është alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka deklaruar se Zvonko Veselinoviqi dhe Milan Radojçiqi janë kriminelët kryesorë serbë. Ai i ka krahasuar ata me kriminelin e luftës Zhelko Razhnjatoviq – Arkanin.

“Ashtu siç ka kryer krimineli Arkan vrasje me porosi të Millosheviqit të serbëve, shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, ashtu edhe Zvonko e Milani kanë kryer vrasje me porosi të Vuçiqit, veçmas të kundërshtarëve të tij politikë”, ka deklaruar Musliu në Top News.

Musliu ka thënë se futja në listë të zezë nga SHBA e këtyre dy serbëve, është alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij, duhet vërtet të ndërmarrin hapa komfor qëndrimit amerikan.

 

 

Exit mobile version