Analisti politik Albert Musliu mendon se zgjerimi i shumicës qeveritare për qytetarët do të jetë shumë pozitiv sepse më e pakta sipas tij, nuk do të ketë bllokime të parlamentit.
“Zgjerimi i shumicës nënkupton edhe pacifikim të narativit politik. Do të ketë më pak sharje sepse nuk mund të jesh pjesë e shumicës dhe të shahesh. Kjo është përfitim.
Nga ana tjetër, për subjektet politike nuk është matematikë e thjeshtë. Prej zgjerimit të shumicës kanë përfitime dhe humbje të gjitha subjektet.
Votuesit shqiptarë kanë interes për integrime evropiane”, tha në “Klan Debat” Musliu.