Fjalimi i gjatë i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Rashkë me serbët e Kosovës duket se ka shërbyer si ninullë për disa prej tyre në audiencë.
Kjo pasi në pamjet televizive disa prej tyre shihen duke dremitur ndërsa Vuçiq fliste.
Duket se fjalimi i Vuçiq nuk ka qenë shumë interesantë për këta serbë.
Për këtë ka shkruar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu
“Derisa Vuçiq është në modalitetin e të folurit, disa serbë nga Kosova janë në gjendje gjumi”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi
While #Vucic is in speaking mode, some #Serbs from #Kosovo are in sleeping mode💤 pic.twitter.com/FEKBmwHdFm
— Agim Musliu (@agim_musliu) April 13, 2023
Ndryshe, gjatë fjalimit të tij, Vuçiq ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. /Telegrafi/