Site icon Telegrafi

Musliu: Do të jem zëri i qytetarëve, për një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Musliu përmes një videoje drejtuar qytetarëve ka thënë se do të jetë zëri i tyre pas zgjedhjeve dhe se do të jetë i palëkundur për një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur për vendin.

Në këtë video drejtuar qytetarëve, Musliu thekson se është momenti për të vendosur për të ardhmen.

“Të dashur qytetarë, po ju drejtohem sot jo si kandidat, por si biri i këtij vendi, si një njeri që ka përjetuar çdo gëzim dhe çdo dhimbje së bashku me ju. Kam parë prind që sakrifikojnë gjithçka për fëmijët e tyre.

Kam parë të rinj, me ëndrra të mëdha, por me mundësi të vogla. Kam parë njerëz të ndershëm, që punojnë me djersë, por që shpesh mbeten të harruar. Dhe pikërisht për ju, për ne, për këtë tokë që e duam aq shumë, kam vendosur të qëndroj dhe të luftoj”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version