Site icon Telegrafi

Musliu: Sundimi i së drejtës të fillojë me luftën kundër korrupsionit

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit për Iniciativë Demokratike, Albert Musliu tha se sundimi i së drejtës duhet të fillojë me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kundër mosndëshkimit.

Sipas tij në vend ka vullnet politik që të zbatohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ai shtoi se, nëse ajo është zbatuar në vepër do të tregojë Kapitulli i 23 pasi që të fillojnë negociatat.

“Në atë drejtim mendoj se të gjithë aktorët e përfshirë jo vetëm institucionet, por edhe qytetarët dhe të gjithë aktorët shoqëror duhet seriozisht të angazhohen që të ndryshojë vetëdija institucionale, por edhe ndërgjegjja qytetare”, tha Musliu.

Exit mobile version