Telegrafi

Musliu: S’lejojmë të na rrënohen vlerat çlirimtare

Ai theksoi se lapidari i dëshmorëve është ngritur për ta përkujtuar veprën heroike të ish luftëtarëve, për lirinë e vendit.

“Nuk do të lejojmë, që dikush t’na rrënoj vlerat tona çlirimtare, monumentet tona kulturore, identitetin dhe dinjitetin tonë”, tha Musliu.

Sipas tij, kryeministri serb Ivica Dacic, nuk e ka vështirë të kërcënohet se do ta shemb Lapidarin e ish dëshmorëve të UÇPMB-së, po aq sa nuk e patën vështirë forcat e ish shefit të tij Milosevic, t’i vrasin ata në vatrat e tyre stërgjyshore, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes.

“Kërkoj nga spektri politik shqiptar, unitet, të paktën në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, duke i përdorur të gjitha mekanizmat e lejueshme për t’i dalë zot vlerave tona çlirimtari”, thuhet mes tjerash në reagimin e Jonuz Musliut, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, ish shef politik i UÇPMB-së. /Telegrafi/