Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se rezoluta e OKB-së që pritet të gjykojë gjenocidin e Srebrenicës ka alarmuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky reagim i Musliut vjen pasi media serbe e kontrolluar nga Beogradi “Kosovo Online”, por edhe media të tjera serbe janë marrë me gjenocidin në Srebrenicë.
Sipas tij, ky është shembull tipik i luftës dezinformative serbe – si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë.
Eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se kjo dëshmon se shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë.
“Ky është gjithashtu një shembull tipik i luftës së dezinformatave serbe – si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë së Putinit”, ka shkruar ai në X. /Telegrafi/
The media controlled by #Belgrade and the President of Serbia, @avucic, named “Kosovo Online” @KosovoOnline, on its front page today forgot to deal with the #fabrications of news (disinformations) that have to do with the Serbs of #Kosovo.
The @UN resolution that is expected to… pic.twitter.com/h2Yk9NoIfs
— Agim Musliu (@agim_musliu) April 29, 2024