Site icon Telegrafi

Musliu: Serbia ka investuar në vrasjen e serbëve në Kosovë

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka investuar në Kosovë për vrasjen e serbëve që nuk kanë menduar si ai.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën në seancën e parlamentit të Serbisë se “Serbia në 10 vitet e fundit ka investuar më shumë para sesa në 40 vitet e mëparshme edhe pse popullsia serbe në Kosovë është për dy të tretat më e vogël sesa ishte”.

Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb ka reaguar njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, duke thënë se ajo çfarë ka thënë Vuçiqi është e vërtetë, porse paratë e investuara i ka bërë në drejtim të rezultatit – ka vrarë serbë që nuk kanë menduar si ai, transmeton Telegrafi.

“Kujtojmë vetëm Oliver Ivanoviqin. Shumë parti të tjera serbe i ka përmbysur me kërcënime e vrasje të tjera”, ka shkruar Musliu, në Facebook.

“Së fundmi edhe me Rada Trajkoviqin kanë qëruar hesapet duke e kërcënuar. Dhe, gjithë këto në dëm të serbëve që jetojnë, dhe duke i paraqitur si viktima të sistemit të Republikës së Kosovës – si viktima të shqiptarëve”, ka shkruar Musliu./Telegrafi/

Exit mobile version