Site icon Telegrafi

Musliu: Secila opozitar që pranon koalicion me Kurtin, e pranon se elektorati i tyre janë ‘hajvanat’

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se secili kryetar i partive opozitare që e pranon një koalicion me Albin Kurtin, e pranon se elektorati i tyre është “hajvanat”.

Kjo vjen pasi kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, mbrëmë pasi shpalli fitoren e partisë së tij, i quajti partitë opozitare “hajvana”.

“Secili kryetar i partive opozitare që e pranon një koalicion me Albin Kurtin, e pranon se elektorati i tyre është hajvanat. Prandaj le të mendojnë mirë për hapat që do t’i marrin gjatë kësaj jave” – ka shkruar Musliu më 10.02.2025 në rrjetin social “Facebook”.

Exit mobile version