Site icon Telegrafi

Musliu: Politikanët dhe qytetarët duhet ta njohin momentin historik për vendin (Video)

Për kontestin me emrin, referendumi i ardhshëm dhe situata politike në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes së emrit, opinionin e tij e dha analisti politik Albert Musliu.

Musliu beson se qytetarët duhet të vendosin në referendum nëse ata janë për ose kundër marrëveshjes. Qytetarët dhe politikanët duhet ta njohin momentin historik për vendin, mendon analisti politik, duke shtuar se opozita greke do të kuptojë se marrëveshja është e mirë për të gjithë, tha Musliu për “Kanal 5”.

Musliu mendon se OBRM-PDUKM do të marrë pjesë në referendum dhe se të dyja palët edhe pozita edhe opozita duhet të argumentojnë qëndrimet e tyre, sepse referendumi është me rëndësi thelbësore, për zhvillimin e vendit, marrëdhëniet ndëretnike.  /Telegrafi/

*Tv Kanal 5

Exit mobile version