Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit, të gjitha subjektet politike kanë garuar në mënyrë ekipore dhe sipas saj koalicioni i prirë nga PDK-ja ka dal fitues me vendimin e sovranit.
Në debatin televiziv në Info Magazine, tutje Musliu tha se subjekti që ajo përfaqëson nuk ka asnjë vijë të kuqe me partitë politike.
”Është e drejtë e secilit subjekt politik të jep mendimin e saj. Derisa ende nuk i kemi të certifikuara rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit ne mund të flasim si koalicione e jo si subjekte partiake”.
”Vendimet e shpejta se nuk bëjmë me këtë partia po me atë, iu kushtojnë secilës parti sepse në fund kanë dal kontroverse”.
”PDK e ka thënë edhe më herët që nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike në Kosovë e cila synimin kryesor e ka që Kosovën ta zhvillojë e ta çojë përpara. Për mua është vogëlsi për partitë politike që tu qesin vija të kuqe partive shqiptare e në një anë me kushtetutë e kemi të obliguar të kemi dhe listë serbe”.
”Ne kemi kthyer fuqinë e votës tek sovrani. E presim votën e të gjithë deputetëve që duan ti thonë mjaft gjendjes kaotike në Kosovë. Ne na u janë mbyll dyert”.
Musliu, e ftuar po ashtu në Info Magazine, tha se PDK kishte siguruar më shumë Kryeministrin Mustafa sa ishte në Kuvend se sa vet partia e tij, transmeton Klan Kosova.
”Mos të ishte PDK në Kuvend, Vetëvendosje do ta ngrihte zhag kryeministrin. Më shumë e ruajti PDK, Kryeministrin në Kuvend se sa LDK. Ne do ta bëjmë Qeverinë, sepse qytetari e ka dhënë vendimin e tij”.