Site icon Telegrafi

Musliu: Jeta e Faton Hajrizit do të mbetet njollë e përhershme e sistemit të drejtësisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur dhimbjen dhe keqardhjen e saj për ndarjen nga jeta të Faton Hajrizit, i cili u varros  në praninë e qindra njerëzve që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në një postim të saj, Musliu e përshkroi jetën e Faton Hajrizit si “një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive.”

Ajo gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen dhe miqtë e Faton Hajrizit, ndonëse nuk mund të ishte fizikisht pranë tyre në këtë ditë të vështirë.

“Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi,” ka shkruar Musliu.

Faton Hajrizi u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj. Qindra qytetarë u mblodhën atje për funeralin e 39 vjeçarit, në fshatin përreth rrugëve kryesore të të cilit ishin vendosur flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumë kishin ardhur edhe nga përtej Drenicës për të marrë pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, një ditë pasi ishte raportuar se ai e kishte vrarë një polic serb dhe e kishte plagosur një tjetër në qytetin e Lloznicës.

Exit mobile version