Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka mohuar se do të jetë kandidate për kryetare të këtij subjekti politik, zgjedhjet e brendshme partiake të cilat mbahen të shtunën më 3 korrik.
Emri i saj si kandidate potenciale për kryetare të PDK-së u lakua në media pasi Musliu u pa shpesh në raste të ketë publikuar fotografi të ndryshme ku përmendej kandidatura për marrjen e timonit për drejtimin e PDK-së.
”Nuk kam pasur tendencë që ta bëjë kureshtarë dikë. Kam pasur shumë thirrje telefonike edhe nga mediat. Unë siç e keni pa jam prezantuar në një kryesi pune. Është grupi punues që është caktuar për organizimin e Konventës. Me automatizëm kjo lë të kuptohet se kandidatët e mundshëm nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij grupi punues”, tha Musliu, njofton Klan Kosova.
”Për ju dhe qytetarët, e në veçanti për anëtarët e PDK-së, ju bëjë me dije se unë nuk do të jem kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, të paktën jo kësaj radhe”, tha ajo.