Site icon Telegrafi

Musliu: Niveli profesional i prokurorëve dhe gjyqatarëve është skandaloz (Video)

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në emisionin “Click” në RTV21 ka folur për gjyqësorin dhe prokurorinë e vendit.

Musliu tha se niveli profesional i tyre është skandaloz, duke thënë se më shqetësuese është se një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve  janë në mungesë të integritetit për shkak se siç tha ai janë deleguar në këto pozita nga politika.

“Këta prokurorë jo formalisht përgjigjen për me çel e me mshel raste sikur në pazar kur blen speca”, tha Musliu, duke mos i përfshirë të gjithë.

Ai tha se në disa raste kur shkon në pallatin e drejtësisë kur i sheh disa prokurorë dhe gjyqtarë që sipas tij janë të aferës “Pronto” Musliu tha se i krijohet një përshtypje se është në qendrën tregtare të drejtësisë e jo në pallatin e drejtësisë./21Media/

 

 

Exit mobile version