Site icon Telegrafi

Musliu: Në shkarkimin tim ka gisht Lumir Abdixhiku

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka folur sërish pas shkarkimit nga kjo pozitë nga kryetari Përparim Rama.

Ai për këtë vendim ka drejtuar gishtin te kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Pavarësisht se Përparimi ka deklaruar se nuk është në LDK dhe do t’iu shërbejë qytetarëve. Ai ka thënë se dëshirojmë me punue e jo mu marrë me politikë, por në fund vendosi politika…Është e qartë që shkarkimi im ka ndodhur në koordinim me Abdixhikun. Nuk mund Rama të merr vendime me kokën e vet ashtu siç nuk mundet Uran Ismaili te vendos pa u konsultuar me Kryesinë”, ka deklaruar Musliu në RTV Dukagjini.

Lexo po ashtu “Fshesa” e Ramës brenda kabinetit, Nrecaj: Hakmarrje politike ndaj PDK-së dhe tentim për të shpëtuar nga skandali i këmbimit të pronave

Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë thotë se vendimi për shkarkimin e tij në mënyrën se si është bërë ishte i padrejtë.

“Për mua ka qenë totalisht e papritshme dhe shokuese, nuk mund ta fshehë. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka qenë prej drejtorive që pasur performancën ndër më të mirat. Kemi merituar që të na ftojë në tavolinë dhe të na tregojë që së paku me performancë nuk lidhet ky vendim. Ne e kuptojmë vendimin politik. Pozicioni politikë ndryshon dhe pushteti nuk është i përjetshëm”.

Lexo po ashtu Lëkundet fortë koalicioni qeverisës në Prishtinë, por katër drejtorë të PDK-së vazhdojnë detyrën

Ndryshe, kryetari i Prishtinës Përparim Rama të hënën ka liruar nga detyra nënkryetaren Donjeta Sahatçiu e cila ishte e propozuar nga PDK për këtë post si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Sahatçiu ishte zyrtarja e dytë e PDK-së që shkarkohet nga Rama pas Ilirik Musliut i cili ka mbajtur pozitën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë./Telegrafi/

Exit mobile version