Site icon Telegrafi

Musliu: Ivanov është i paparashikueshëm, mund të sjell vendim kundër Kushtetutës

Analisti Albert Musliu duke analizuar situatën aktuale politike në Maqedoni, deklaroi se është normale që presidenti Ivanov t’ia jep mandatin Zoran Zaevit, por ai tha se Ivanov është i paparashikueshëm dhe mund të ndërmerr edhe hapa të tjera të papritura në kundërshtim me Kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Skenarët e parashikueshme të mundshme janë ato që janë normale. Normale është që nëse Gruevski nuk mundi të sigurojë shumicën, që mandatin t’ia japë partisë së ardhshme me më shumë mandate, LSDM-së dhe ajo të ketë një afat për të krijuar shumicë. Nëse edhe lideri i opozitës nuk arrin të krijojë shumicë, atëherë ka shumë skenarë se si do të vazhdohet: a do të vazhdojnë subjeketet politike shqiptare vetë ndonjë opsion tjetër politik, a do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, a do të krijohet ndonjë qeveri e gjerë… po përderisa të eksplorohet edhe varianti i dytë, t’i jepet shanci edhe opozitës për ta krijuar shumicën e mundshme”, deklaroi për Alsat-M, Albert Musliu.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të gjithë të jetë të përgatitur për situata të paparashikueshme./Telegrafi/

Exit mobile version