Ideja për një “Front evropian”, sipas analistit, Albert Musliut është për tu përshëndetur, dhe kjo iniciativë do të bëjë një formë diferencimi se cila parti politike ka aspirata për Bashkimin Evropian, në procedurën e cila është ekzistuese. Musliu thotë se për partitë që janë kundër rrugës evropiane, respektivisht ajo e VMRO-së, rezultati final është që, edhe pse deklarohen ata nuk janë të drejtuar nga Bashkimi Evropian.
“Prandaj them që është një iniciativë që duhet përshëndetur, tash ku është ideja, ajo është tjetër gjë, por kryesorja qëllimi i asaj iniciative është që në fund të arrihet, se këto janë për në Evropë, këto tjerët deklaritivisht mund të kenë qenë dhe nuk i bashkohen iniciativës”, tha analisti Albert Musliu.
Musliu thotë se prej deklaramit deri tek veprimit duhet shumë punë, dhe se partitë politike pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë, duhet të angazhohen për integrimet evropiane.
“Çdo herë opozita duhet të thirret të marrë pjesë në vendime të mëdha. Partitë mund të kundërshtojnë njëra -tjetrën për ligje të ndryshme për koncepte të ndryshme politike, por kur bëhet fjalë për integrimin evropian, ndërsa të gjithë partitë në programet e tyre i kanë integrimet evropiane së paku duhet të angazhohen në atë proces”, tha Musliu.
Analisti Musliu, foli edhe për ndryshimet kushtetuese duke thënë se futja e pakicës bullgare në preambulë nuk guxon të jetë e kontestueshme dhe nuk është shqetësim i madh, pasi sipas tij nuk e ndryshon rregullimin e brendshëm por vetëm e zgjeron përfshirjen e komuniteteve tjera.
Ideja për një “Front Evropian”, së fundmi u përmend nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, I cili fton të gjitha partitë politike pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë, që të bashkohen për ta përshpejtuar rrugën evropiane./Shenja/