Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kreut të LDK-së Isa Mustafa për çështjen e dialogut, zgjedhjeve dhe të taksës.
Musliu ka shkruar në profilin e saj në Facebook se nga deklarimet e Isa Mustafës, shihet qartë që imazhi i krijuar me aq mund për LDK si parti „akademike“ dhe „institucionaliste“ nuk është gjë tjetër përveç se një retorikë e cila është e ngjyrosur me nostalgji komuniste.
Postimi i plotë:
Tipik Isa, tipike LDK!
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa edhe njëherë e konfirmon se LDK është një parti e cila pikë kyçe të programit të saj ka një retorikë boshe të shoqëruar nga frika për të vepruar.
Isa Mustafa thotë se LDK do të angazhohet por përgjegjësia në asnjë mënyrë mos ti bie atij !!! E po nuk ka edhe po ma ka endja edhe s‘po guxoj.
Isa kërkon rrëzimin e Qeverisë sepse paska vënë taksë 100% Serbisë dhe me këtë paska rrezikuar raportet me BE-në!!! Ky veprim mund të ketë tronditur vetëm Mogerinin dhe Isa Mustafen përndryshe është një veprim i duhur në kohën e duhur.
Nuk vazhdohet më me kërrusje kurrizi para një shteti shumë armiqësor dhe një zyrtareje të BE-së e cila nuk është e zonja të udhëheqë këtë dialog.
Sa i përket shkresës nga Trump: Isa as zoti nuk të don po nuk e deshe vetën. As USA nuk ka nevojë për aleatë që i merr secili nëpër këmbë dhe pa krenari kombëtare.
Tani shihet qartë që imazhi i krijuar me aq mund për LDK si parti „akademike“ dhe „institucionaliste“ nuk është gjë tjetër përveç se një retorikë e cila është e ngjyrosur me nostalgji komuniste.
Isa ti e din që PDK është e gatshme në çdo kohë të përballet me çdo parti në zgjedhje dhe ti sfidoi ato me lehtësi.
Në fund: më vjen mirë që me shëndet qenke mire. /Telegrafi/