Site icon Telegrafi

Musliu e quan mashtrues Mehajn: Ministër, që nga viti 2013 ka bazë ligjore për dërgimin e ushtarëve në operacione jashtë vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur mashtrues ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi ky i fundit njoftoi se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kanë krijuar edhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se jo tani, por që nga viti 2013 ka bazë ligjore me të cilën janë rregulluar procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtareve të Kosovës në operacione ndërkombëtare.

“Sot është bërë vetëm  plotësim ndryshimi në terminologji  p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version