Site icon Telegrafi

Musliu e PDK-së reagon sërish: LDK-ja po e instrumentalizon Policinë e Kosovës, siguria shtetërore në rrezik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka akuzuar udhëheqësit e Policisë së Kosovës se janë vënë në shërbim të LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se përderisa vjedhjet, grabitjet, plaçkitjet dhe sulmet janë kthyer në lajme ditore, udhëheqësit e Policisë më shumë shqetësohen për imazhin e LDK-së se sa për sigurinë e qytetarëve duke bërë krahasime statistikore pa asnjë analizë të mirëfilltë.

“Siguria e brendshme nuk është as për së afërmi në nivelin e duhur. Se në çfarë niveli është siguria shtetërore, mjafton të kujtohen kontrabandistët, xhandarmëria dhe provokimet e shtetit serb që hyjnë e dalin si “n’bahçe të babës” për t’i dhënë kësaj qeverie notën më të dobët nga të gjitha qeveritë e deritashme”, ka shkruar ajo.

Sipas Musliut, duke iu drejtuar Policia e Kosovës duhet të jetë garancë e mbrojtjes së rendit dhe ligjit dhe në të kujdeset për sigurinë e qytetarëve edhe nëse kryeministrat dhe partitë gabojnë.

“Politikanët shkojnë e vijnë. Policia është e Kosovës. Larg duart nga Policia!”, ka përfunduar Musliu. /Telegrafi/

Exit mobile version