Konferenca e djeshme për shtyp e Nikolla Dimitrov ishte surprizë për mua. Ai kurrë nuk ka qenë politikan, por diplomat, kështu që për një diplomat fjalët e tilla që ai tha dje janë të pakuptimta, thotë analisti Albert Musliu për “Utrinski Brifing”.
“Ai është nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës dhe i marrëveshjes me Bullgarinë. Të kthesh ujin se nuk ka besim te Bujar Osmani, sepse ai është shqiptar është qasja më e gabuar”, tha Musliu.
Ai shtoi se rasti ka të bëjë me kotësi personale apo ambicie politike sepse nuk ka asnjë interpretim tjetër sipas tij.
“Përvojat tona tregojnë se edhe ambasadorët në Bullgari që kemi pasur, lëvizjet më të guximshme në interes të komunitetit maqedonas janë bërë nga një ambasador që ka qenë shqiptar”, shton Musliu./Telegrafi/