Site icon Telegrafi

Musliu: Bisedimet për koalicion janë të vështira edhe në shtetet tjera

Analisti Albert Musliu, në një intervistë për TV Nova, ka folur rreth gjendje së Maqedonisë pas procesit zgjedhor. Në pyetjen se a janë partitë shqiptare faktor stabiliteti ai tha se gjithë partitë duhet të jenë faktor stabiliteti, por nuk mund që këto të jenë të vetmet për stabilitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Numrat tregojnë që partitë shqiptare duhet të vendosin për mandatarin, në këtë situatë partitë shqiptare nuk kanë qenë asnjëherë më parë. Nuk mendoj se tani topi është te partitë shqiptare, topi është tek partitë maqedonase, të cilat do të jenë më të hapura, më vendosëse për çështjet në interes të shqiptarëve. Negociatat për koalicion janë të vështira edhe në vendet tjera të botës”, tha mes tjerash Musliu.

Exit mobile version