Në përvjetorin e rastit “Panda” ku u vranë 6 të rinj serbë, njohësi i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, theksoi se Serbia e kishte kryer krimin për ta fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) edhe pse vetë e kishte kryer krimin.
“Një nga rastet më të tmerrshme që Serbia ka sajuar kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe ndaj serbëve, është ai i një çerek shekulli më parë, i njohur si rasti Panda. Më 14 dhjetor 1998, Serbia vrau 6 të rinj serbë në Pejë, duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Musliu.
Sipas tij në atë kohë ky trillim i ngjarjes nga shërbimi sekret i Serbisë pati sukses të përkohshëm në arenën ndërkombëtare, por pas 15 vitesh shteti serb e pranoi se shqiptarët nuk qëndronin pas këtyre vrasjeve.
“Kjo pati një efekt pozitiv të përkohshëm për Serbinë, sepse diplomacia botërore i besoi Beogradit. Serbia vetëm pas 15 vitesh pranoi se xhelati i rinisë serbe ishte dikush nga shërbimet inteligjente serbe, por ende askush nuk u gjykua”, tha ai.
Sipas Musliut disa gjëra në Serbi ende mbetën të njëjta:
“Gjërat që kanë mbetur të njëjta për një çerek shekulli:
– Vuçiq
– Mediat ende përhapin dezinformata;
– Shërbimet e inteligjencës ende fabrikojnë raste dhe vrasin njerëz;
– Kisha Serbe është ende pjesë e dezinformatave #serbe dhe pjesëmarrëse në trillime”, shkroi Musliu.
One of the most terrible cases that #Serbia fabricated against the #Albanians of #Kosovo, but also against the #Serbs, is the one a quarter of a century ago, known as the #Panda case. On December 14, 1998, Serbia killed 6 young Serbs in #Peja, blaming the Kosovo Liberation Army. pic.twitter.com/xWrMnSDWDM
— Agim Musliu (@agim_musliu) December 14, 2023