Site icon Telegrafi

Musliu ankohet për mungesë të ministrave në Kuvend, reagon Konjufca

Foto: Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu është ankuar për mungesë të ministrave në pyetjet parlamentare të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Madje iu ka drejtuar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi të mos “zgërdhihet” por t’iu kërkojë ministrave të jenë të pranishëm në seancë.

Këtë reagim, Musliu e paraqiti për shkak të mungesës së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë pyetjes së saj në Kuvend.

“Ministrat të jenë më të përgjegjshëm ndaj pyetjeve parlamentare, duke marrë parasysh se e keni djeg parlamentin sa herë kanë munguar ministrat. Besnik Bislimi po zgërdhihet aty pak anash, por është e drejtë e jona t’iu bëjmë pyetje ministrave dhe ata e kanë obligim kushtetues”, tha ajo.

Por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se në krahasim me legjislaturat e kaluara, përqindja e përgjigjeve të ministrave është rritur ndjeshëm.

“Krahasim me legjislaturat e kaluar përqindja e përgjigjeve është rritur ndjeshëm dhe mënyrë të kënaqshme. Por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim. Po pajtohem”, tha ai. /KP/

Exit mobile version