Florent Muslija është prurja e re te Përfaqësuesja e Kosovës.
Mesfushori ofensivë i Hannover 96, ka pranuar të vesh fanellën e Kosovës dhe do të grumbullohet që nga muaji shtator.
20-vjeçari ka thënë se është shumë i lumtur që po i bashkohet Dardanëve, derisa ka premtuar se do ta jap maksimumin.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Dardanëve. Do të jap maksimumin për të arritur maksimumin me rezultate”.
“I falënderojë të gjithë, FFK-në dhe familjen time që më kanë përkrahur gjithmonë”, ka thënë Muslija.
Kujtojmë që talenti kosovar, ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion në Bundesliga ku ka shënuar dy gola. /Telegrafi/