Florent Muslija ka folur pas debutimin me Përfaqësuesen e Kosovës dhe fitoren ndaj Republikës së Çekisë.
Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.
Golat në këtë fitore të Kosovës u shënuan nga Vedat Muriqi (20′) dhe Mërgim Vojvoda (66′).
Pas ndeshjes ka folur edhe talenti i madh, Florent Muslija, i cili ka thënë se ndihet i lumtur me debutimin dhe fitoren.
“Debutimi është një emocion i veçantë për mua dhe ka qenë një dëshirë e madhe prej meje për me luajt për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që fituam”.
“Ka qenë ndeshje e vështirë, por kemi dhënë maksimumin . Kemi luajtur me zemër dhe morëm fitoren”.
“Lojtarët më kanë pritur mirë edhe stafi gjithashtu. Jam shumë i gëzuar”, ka thënë Muslija pas ndeshjes. /Telegrafi/