Telegrafi

Muslera vazhdon kontratën me Lazion

Agjenti i portierit uruguaian javën e kaluar ishte në Romë për t’i caktuar kushtet e reja për kontratën e re pesëvjeçare me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Sipas mediave italiane, gjithçka është përcaktuar verbalisht dhe tash duhet që Muslera vetëm të nënshkruajë për ta bërë atë zyrtare. Portieri thuhet se do të nënshkruajë sapo Lazio edhe matematikisht të sigurojë mbijetesën në Serie A. /Telegrafi/