Site icon Telegrafi

Muskujt e barkut, nga ajo që hani

Duhet patjetër “të disiplinoni” frigoriferin nëse dëshironi të arrini maksimumin nga ushtrimet dhe nëse dëshironi të keni muskujt barku të bukur dhe të theksuar.

Përdorini 10 parime të thjeshta për ta sjellë muskulaturën tuaj qendrore në përsosmëri:

• Shmangini ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara sa herë që një gjë e tillë të jetë e mundur.

• Provoni që të hani ushqim gjashtë herë në ditë, çdo tri orë.

• Gjatë secilës shujtë përdoreni si bazë një pjesë me proteina. Mendojmë për vezë, peshk, mish pule dhe lloje të tjera të mishit me më pak yndyrë.

• Për mes-shujtë konsumoni arra, fara, avokado, ullinj…

• Kontrolloni a keni konsumuar gjatë secilës shujtë ndonjë karbohidrat në formë të niseshtesë, qullë tërshëre, thekër ose bukë të freskët dhe një pemë.

• Për drekë porcione të shkëlqyeshme janë patatet e zakonshme, patatet e ëmbla dhe orizi i kafenjtë.

• Për darkë konsumoni perime, por shmangini perimet rrënjë dhe të gjitha që përmbajnë karbohidrate në formë të niseshtesë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version