Telegrafi

Muskujt dhe aminoacidet

Muskujt përdorin më tepër kalori për funksionimin e tyre dhe kur humbasim masë muskulore (humbja është rreth 2% çdo vit pas të 40-ve) bie ritmi metabolik dhe organizmi ka nevojë për më pak kalori që të mbahet.

Në moshat e reja ekziston një ekuilibër natyral mes konsumimit dhe strukturës të masës muskulore. Megjithatë, me kalimin e viteve ky ekuilibër prishet.

Studiues francezë por edhe amerikanë vërtetuan se një aminoacid mund ta ngadalësojë këtë humbje. Ata zbuluan se një ushqyerje e pasur me këtë proteinë mund të rrisë humbjen e peshës trupore. Proteina ngadalëson humbjen e masës muskulore dhe lejon djegien e dhjamit. Kështu, duke ruajtur masën muskulore, ritmi i metabolizmit është më i lartë edhe tek moshat më të mëdha.
Burime ushqimore të kësaj proteine janë: bulmetet, mishi, i, pulës, vezët, mishi i kuq, fasulet dhe orizi i zi. /Telegrafi/