Pas blerjes prej 44 miliardë dollarësh të Twitter-it dhe pushimit nga puna të gati gjysmës së 7500 punonjësve, Elon Musk, shefi i ri i Twitter të hënën tregoi rregullat e Twitter.
Kështu, përmes një postimi në Twitter ai theksoi se rregullat do të “evoluojnë me kalimin e kohës”, përcjell Telegrafi.
Duhet të theksohet se Twitter është përballur me kritika në të kaluarën, për mënyrën se si ka trajtuar sjelljet abuzive dhe përmbajtjet e urrejtjes në platformë dhe ka modifikuar rregullat e saj.
Twitter rules will evolve over time, but they’re currently the following: https://t.co/Ut1tXuefso
— Elon Musk (@elonmusk) November 7, 2022
Kështu, rregullat e reja të Twitter përmendin se qëllimi i platformës është t’i shërbejë “komunikimit publik”.
“Dhuna, ngacmimi dhe llojet e tjera të ngjashme të sjelljes i dekurajojnë njerëzit të shprehen dhe në fund e zvogëlojnë vlerën e komunikimit publik globalisht”.
Rregullat e reja të kompanisë kanë për qëllim të sigurojnë që të gjithë njerëzit të mund të marrin pjesë në komunikime publike, lirisht dhe të sigurt.
Rregullat e reja të kompanisë theksojnë gjithashtu rëndësinë e privatësisë, sigurisë dhe autenticitetit. /Telegrafi/