Site icon Telegrafi

Musk thotë se X u godit nga ‘një sulm masiv kibernetik’ pasi përdoruesit nuk mund të qaseshin në llogari

X është goditur nga një “sulm masiv kibernetik”, sipas Elon Musk.

Shefi i platformës së mediave sociale tha se sulmi u krye “me shumë burime”, transmeton Telegrafi.

Musk pretendoi se një grup i madh i koordinuar ose një vend ishte i përfshirë, ose të dyja.

“Kishte (ende ka) një sulm masiv kibernetik kundër X”, tha Musk.

“Ne sulmohemi çdo ditë, por kjo është bërë me shumë burime. Është i përfshirë ose një grup i madh, i koordinuar ose një vend”, shtoi miliarderi amerikan.

Ka pasur ndërprerje në të gjithë platformën këtë pasdite, me përdoruesit të paaftë për t’u identifikuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version