Elon Musk tha të hënën se vetëm llogaritë e verifikuara në Twitter do të kenë të drejtë të votojnë në sondazhe duke filluar nga 15 Prilli, një lëvizje që CEO i kompanisë së mediave sociale beson se do të adresojë sasinë e avancuar të robotëve të AI-s.
Musk tha gjithashtu se vetëm llogaritë e verifikuara do të kenë të drejtë të jenë në rekomandimet “For You” të Twitter-it, veçori që shfaqë një rrjedh postimesh nga llogaritë në Twitter, transmeton Telegrafi.
Starting April 15th, only verified accounts will be eligible to be in For You recommendations.
The is the only realistic way to address advanced AI bot swarms taking over. It is otherwise a hopeless losing battle.
Voting in polls will require verification for same reason.
— Elon Musk (@elonmusk) March 27, 2023
Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për Reuters.
Vitin e kaluar Musk kishte thënë se Twitter do të kufizonte votimin ndaj sondazheve që kanë të bëjnë me politikat për abonentët që paguajnë Twitter Blue. /Telegrafi/