Elon Musk, miliarder dhe kreu i Departamentit për Eficiencën Qeveritare (DOGE) në SHBA, ka shpërndarë një mesazh sot në platformën X ku pohonte se qeveria amerikane i ka paguar miliona dollarë agjencisë së lajmeve Reuters për një program të quajtur “Dëmtimi Social i Shkallës së Gjerë”.
Ky është një projekt i nisur gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, Donald Trump dhe lidhet me një kompani që operon veçmas nga agjencia e lajmeve.
Reuters was paid millions of dollars by the US government for “large scale social deception”.
That is literally what it says on the purchase order! They’re a total scam.
Just wow. https://t.co/GGxoVQSwN8
— Elon Musk (@elonmusk) February 13, 2025
Qeveria amerikane ka angazhuar kompaninë Thomson Reuters Special Services (TRSS), e cila bashkëpunon me qeveritë dhe agjencitë e inteligjencës për projekte që lidhen me analizat e të dhënave, sigurinë kibernetike, vlerësimet e rreziqeve, trajnimet dhe më shumë.
Pronari i TRSS është Thomson Reuters Corporation. Po kjo korporatë është edhe pronar i agjencisë së lajmeve Reuters.
“Qeveria amerikane ka paguar miliona dollarë Reuters për ‘dëmtimin social të shkallës së gjerë’. Kjo shkruhet dosido në porosi! Ata janë një mashtrim total. Thjesht wow”, ka shkruar Musk.
Këtë mesazh e kishte shkruar Musk menjëherë pas lajmit të Reuters se uljet e shpenzimeve të shtetit amerikan që i kishte bërë DOGE i Muskut ishin kryesisht të bazuara në ideologji dhe jo në kursim.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump gjithashtu ka shkruar në rrjetin personal social, Truth Social se “duket se Ministria e Mbrojtjes ka paguar 9 milionë dollarë për studimin e ‘dëmtimit social të shkallës së gjerë’ nga Reuters, që është radikalisht majtist”.
Ndryshe, kontrata me TFSS-in u nënshkrua në vitin 2018 nga Laboratori i Kërkimeve të Forcave Ajrore dhe u financua nga Agjencia për Kërkime të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA). Në përshkrimin e projektit thuhet se bëhet fjalë për një studim mbi “mashtrimin social në shkallë të gjerë” për DARPA-n.
Agjencia thekson se qëllimi është “zhvillimi i teknologjisë bazë që do të mundësojë identifikimin, pengimin dhe hulumtimin automatik të sulmeve të inxhinierisë sociale”.
Ndryshe, TRSS dhe agjencia Reuters nuk janë prononcuar lidhur me këto deklarata. /Telegrafi/